PEKIN- Kina miratoi sot ligjin e parë antiterrorist, ndërkohë që draftet e mëparshme ishin krijuar nga dyshimi se autoritetet riforcojnë kontrollin e tyre në media dhe kërcënojnë pronën intelektuale të kompanive të huaja.

Miratimi i këtij ligji ndodhi në momentin kur autoritetet kanë intensifikuar fushatën e tyre të represionit kundër dhunës etnike në rajonin e Xinjiangut dhe tenton të riforcojë kontrollin e tyre ndaj opozitës, në terren ashtu si në internet.

Bëhet fjalë për përpjekjen e fundit për t’i bërë ballë terrorizmit në territor dhe për të kontribuar për sigurinë në botë”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Hsinhua.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: