Kina planifikon të nisë misionin e saj të ardhshëm hapësinor me njerëz. Anija kozmike ”Shenzhou 16” është planifikuar të ngrihet nga aeroporti hapësinor ”Jiuquan”, në Kinën Veriperëndimore, nga stacioni hapësinor tashmë plotësisht funksional ”Tiangong” (Pallati Qiellor), njoftoi agjencia hapësinore e Kinës.

Ekuipazhi i anijes përbëhet nga tre taikonautë.

Misioni i tyre hapësinor pritet të zgjasë rreth pesë muaj.

Stacioni hapësinor ”Tiangong” mbështet ambiciet e Kinës për t’u bërë një fuqi hapësinore dhe për të arritur hapin me vendet kryesore hapësinore SHBA dhe Rusinë.

Pekini ka një program ambicioz hapësinor, jo vetëm për hir të prestigjit kombëtar, por edhe për të marrë një rol udhëheqës të teknologjisë globale, në fund të fundit për të sfiduar SHBA.

Misione të mëtejshme në Hënë dhe Mars janë planifikuar në një afat të mesëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb