PEKIN– Rritja ekonomike kineze është ngadalësuar në vitin 2015 duke regjistruar nivelin më të ulët prej 25 vitesh, njoftoi sot qeveria, duke konfirmuar ngadalësimin e vazhduar të ekonomisë së dytë të planetit që rrit shqetësimin e tregjeve botërore.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i kinës është rritur me 6,9 për qind vitin e kaluar, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave, shumë më pak se rritja prej 7,3 për qind e regjistruar në vitin 2014.

Është performanca më e ulët e gjigantit aziatik që prej vitit 1990, vit që shënon një izolim të vendit pas shtypjes së përgjakshme të manifestuesve të Tiananmen-it.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: