Kina po rifillon udhëtimet turistike për grupe të organizuara në disa vende nga 6 shkurti, sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kinës.

Lista e vendeve përfshin Rusinë, Argjentinën, Hungarinë, Egjiptin, Indonezinë, Kamboxhia, Kenia, Kuba, Laosi, Malajzia, Maldivet, Zelanda e Re, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori, Tajlanda, Fixhi, Filipinet, Zvicra, Sri Lanka dhe Afrika e Jugut.

“Nga data 6 shkurt 2023, agjencitë e udhëtimit dhe kompanitë online në të gjithë vendin po rifillojnë, në bazë eksperimentale, organizimin e turneve grupore në dalje dhe shërbimin “biletë ajrore+hotel” për qytetarët kinezë drejt vendeve përkatëse”, thuhet në deklaratë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb