Të paktën 7 persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është shtrirë në spital për shkak të dyshimit nga helmimi me gaz në Kinë.
Incidenti ndodhi në një fabrikë për përpunimin e ushqimit në qytetin Yibin të hënën pasdite sipas kohës lokale.
“Manifestimet klinike të të vdekurve zbulojnë se ata mund të kenë vdekur nga helmimi me hidrogjen sulfur”, njoftoi e përditshmja kineze “Global Times” duke cituar një mjek që trajtoi pacientët.
Policia ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
“Fabrika e ushqimit aktualisht është e mbyllur. Policia, personeli mjekësor dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende për sa kohë do të qëndrojë e mbyllur”, tha një nga punëtorët.//AA