Numri i të vdekurve për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në qytetin Zhingzhou të provincës kineze Henan është rritur në 58, njoftoi media lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, më shumë se 9 milionë njerëz në provincë janë prekur nga reshjet intensive të shiut, ndërsa gati 1 milion njerëz janë zhvendosur në zona të sigurta.

Përmbytjet kanë shkatërruar mbi 3.800 shtëpi.

Gropat e krijuara nga përmbytja janë mbuluar me thasë rëre nga ekipet e urgjencës dhe ushtarët ndërkohë që ndihma ushqimore është duke vazhduar në zonat e prekura.

Shiu i rrëmbyeshëm në Henan filloi më 17 korrik me intervale të caktuara, duke shkaktuar përfundimisht përmbytje më 20 korrik.

Përmbytjet kapluan rrjetin e metrosë në Zhingzhou, duke bllokuar një numër të madh njerëzish.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb