Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugore.

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën pasi një pjesë e një autostrade u shemb në provincën Guangdong të Kinës jugore.

Transmetuesi shtetëror CCTV raportoi se 19 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 30 po marrin kujdes shëndetësor në spital.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, në qytetin Meizhou në provincën Guangdong, ku 18 makina ranë nga pjesa e autostradës që u shemb.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: