Sadyr Japarov, kryeministri në largim i Kirgistanit, shpesh i përcaktuar si populist, kryeson bindshëm zgjedhjet e parakohshme presidenciale me 79% të votave, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Japarov ndiqet nga kandidati i opozitës, Adakhan Madumarov me 6,47% të votave dhe Babyrzhan Tolbayev me 2% të votave.

Japarov mori postin e kryeministrit pas protestave në tetor kundër rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe trazirave që pasuan.

Ai dha dorëheqjen si kryeministër më 14 nëntor në mënyrë që të kandidonte për zgjedhje.

Në Kirgistan, së bashku me zgjedhjet e parakohshme presidenciale, po mbahet një referendum për çështjen e formës së qeverisjes së vendit.

Më shumë se 80% e votuesve janë në favor të një forme presidenciale të qeverisjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb