Nga shumë efekte pozitive që ofron kirurgjia plastike, rritja e vetëbesimit është ndoshta efekti më i zakonshëm. Të gjithë themi se pamja nuk është gjithçka, por le ta pranojmë, nëse je një person atraktiv dhe sheh më pak defekte tek vetja, ndiheni shumë më të kompletuar. Ndoshta nuk jeni bekuar me hundën më të mirë, ose keni shumë rrudha, por fatmirësisht prej shumë vitesh, operacioni plastik mund ta rregullojë këtë problem dhe t’ju bëjë të ndiheni shumë më të lumtur.

Bukuria e jashmte dhe të qënurit i ri sa më gjatë, janë ndër sfidat më të mëdha në shoqërinë e sotme. Gratë janë përqindja më e lartë e këtij trendi, sepse gratë janë kushtëzuar që në moshë të re të besojnë se bukuria e jashtme është e patejkalueshme. Kirurgjia plastike ose estetike në të kaluarën është mbajtur e heshtur, sepse ishte ende tabu, pa e ditur kurrë nëse ai/ajo ka rimodeluar apo jo hundën? Sot, kirurgjia plastike po përqafohet nga miliona njerëz në mbarë botën, si edhe në vendin tonë.

Kirurgjia plastike ndahet në dy pjesë: kirurgjia plastike estetike dhe kirurgjia plastike rikonstruktive.
Kirurgjia estetike synon të përmirësojë tiparet e pacientit në një nivel thjeshtë fizik, për të përmirësuar pamjen e jashtme.

Kirurgjia rindërtuese kërkon të rregullojë çdo tipar fizik, i cili është deformuar nga mbipesha, aksidentet, problematikat nga lindja ose papërsosmëria. Ai gjithashtu siguron një shkallë të konsiderueshme të përmirësimit funksional në mënyrë që t’i mundësojë pacientit të rifitojë vetëbesimin e humbur në pamjen e tij.

Të gjitha llojet e kirurgjisë estetike dhe plastike ofrohen prej 20 vitesh në poliklinikën Dermolife, e cila solli risi kur ndërhyrjet estetike trajtoheshin si tabu dhe ishte një territor i pashkelur për shqiptarët. Por, duke parë dëshirat e të rinjve, problematikat e tyre me pamjen, nënat me problemet apo deformimet që kanë pësuar gjatë shtatëzanive, njerëz që për shkak të aksidenteve kanë pësuar trauma të ndryshme në fytyrë dhe trup, kirurgjia estetike nuk u konsiderua më si një trend, por si një domosdoshmëri.
Me emancipimin e shoqërisë sonë, kjo fushë filloi të lëvrohej edhe më shumë duke sjellë kështu në Shqipëri një numër të konsiderueshëm klinikash të ngjashme.
Por, të mbizotërosh në këtë fushë ka rrisqet dhe kriteret e saj.

Në Dermolife ndër vite jemi njohur me raste nga më të ndryshmet të kirurgjisë plastike, shumë peronazhe të njohur ose jo, rimodelime te formave trupore, të fytyrës, njerëz të cilët kanë sfiduar për shumë vite mbipeshën, bullizmin, etj. Ky sukses, ky besim i njerëzve nuk vjen pa qëllim.
Përse njerëzit i besojnë pamjen e tyre Dermolife-it?
Në këtë poliklinikë pacienti siguron gjithcka i nevojitet para dhe pas ndërhyrjes që do të kryejë duke filluar nga:

1- Konsulta e detajuar me kirurgun për llojin e ndërhyrjes dhe rruga që do të ndiqet, si edhe pritshmëritë që pacienti duhet të ketë. Konsulta me anestezistin i cili merr një anamnezë të detajuar të historikut shëndetësor personal dhe familjar të pacientit, si edhe hapja e një kartele mjekësore.

2- Të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore, për t’u siguruar që gjendja e pacientit është e mirë dhe e stabilizuar. Të gjitha këto analiza kryhen në një laborator të sofistikuar me laborantët më të mirë mjekësor.

3- Steriliteti dhe kujdesi post operator

Të kryesh një ndërhyrje kirurgjikale kërkon përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe ndërgjegjësim për ta trajtuar cdo rast me përkujdesin maksimal. Ndjekja e pacientit që nga kryerja e konsultës, ekzaminimet, gjatë operacionit si edhe kujdesi post-operator janë hallkat më të rëndësishme të këtij zinxhiri të cilat duhet të jenë të sinkronizuara. Ato ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatin e operacionit dhe gjendjen shëndetësore të pacientit. Por….

4- Hallka e cila lidh të gjithë zinxhirin janë KIRURGËT.

Dermolife ka sjellë në Shqipëri kirurgjinë Italiane, ka bashkëpunuar që në gjenezë me kirurgë Italianë me eksperiencë shumë vjecare, me curriculume të pasura, me ushtrimin e profesionit të tyre në të gjithë Italinë, në Europë, Brazil dhe vende të tjera të botës.
Kirurgu duhet të jetë jo vetëm i certifikuar por edhe profesionist, ti sigurojë pacientit sigurinë dhe sterilitetin maksimal gjatë operacionit por edhe ti ofrojë rezultat optimal. Marrëdhënia pacient-kirurg është baza e piramidës, sepse për të kryer një ndërhyrje kirurgu duhet të njohë pacientin dhe të jetë empatik. Një kirurg profesionist cdo rast e trajton si rast specifik, por më e rëndësishmja është gjithmonë koherent me teknikat dhe metodat e fundit të kirurgjisë plastike.

Në Dermolife ofrohen të gjitha kriteret që duhet të plotësojë një poliklinikë për të qenë e suksesshme, të gjitha hallkat kanë ndërvepruar së bashku ndër vite që ne të shohim rastet aq të bukura të rimodelimit të formave trupore. Pacientë që dëshmojnë eksperiencën e tyre, lumturinë që ndjejnë pasi kanë arritur qëllimin e tyre, duke na krijuar besimin që ti besojmë shëndetin dhe pamjen e jashtme, pa dilema!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: