Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike në Fier, ndërsa në pranga ka rënë një i ri. Në kuadër të operacionit të koduar “Hoxhara” u arrestua 20-vjeçari Irdi Haxhiu (Bajraktari) dhe u shpall në kërkim shtetasi Përparim Smira.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Përparim Smirës, në fshatin Hoxharë e Re, shërbimet e Policisë kanë gjetur Haxhiun, i cili është bashkëpunëtor me Smirën në këtë veprimtari kriminale si edhe u gjet dhe u sekuestrua 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa gati për tu shitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: