Një udhëtim i nisur për të kryer një vëzhgim dhe ndërtuar një reportazh për masivin pyjor të Munellës, pretendent për t’u futur në listën e zonave të mbrojtura dhe ie njohur për praninë e rrëqebullit të Ballkanit, por që ka shkuar keq për 4 persona, 1 prej tyre gazetari i njohur Alfred Lela.

Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se gazetari së bashku me një operator dhe dy eksplorues janë nisur drejt malit të Munellës në 2 mijë metër lartësi, por teksa ata bënin ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe për pasojë kanë marrë dëmtime në trup, ndërsa vijojnë kërkimet për alpinistin që ka humbur kontaktet.

Deri tani dyshohet për 4 persona të plagosur, mes tyre dhe gazetari, por ende nuk është e qartë gjendja e tyre. Policia është nisur sapo është lajmëruar për t’iu ardhur në ndihmë, por terreni i vështirë malor dhe kushtet atmosferike kanë vështirësuar gjetjen e të aksidentuarve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb