Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses se bashkisë Devoll, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Devoll, u bë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej 2 ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.

I moshuari me iniciale N.B. vuante nga demenca dhe ishte larguar nga banesa.

Ditën e sotme, forcat e zjarrfikëses së bashkisë Devoll zhvilluan sërish një operacion të gjerë kërkimi në zonë, së bashku me policinë, ku fatmirësisht u gjet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai u dërgua drejt spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për shkak të lodhjes dhe qëndrimit jashtë gjatë këtyre dy ditëve.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb