Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh deputet i PS, Fatmir Xhafaj, është shprehur me tone të ashpra në Komisionin e ligjeve ditën e sotme, teksa tha se është shqetësuese situata me avokatët të cilët prej ditësh janë në grevë. Ai tha se për këtë çështje është në shkelje të ligjit Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ.

Fatmir Xhafaj: Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Kjo duhet të na shqetësojë dhe jemi ne që duhet ti vëmë ata në presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje. U bë dy javë që nuk ka gjyq. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre. Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bindë avokatët që të tërhiqen, mund të bindi KLGJ të tërheq propozimet, mund të na bindë dhe në që ka të drejtë këshilli dhe ministria dhe u themi avokatëve që s’keni të drejtë, dhe u japim një përgjigje. Duhet përshpejtuar ky proces.

Ka të bëjë me projektin që është bërë publik. Pastaj se çfarë do të thonë ministria e financave etj, janë probleme që.. se ne nuk e vendosim. Se pastaj nëse ua kanë thënë ju kështu, unë jam i lemerisur pastaj, e di pse? Sepse do të thotë që deri tani, 3 vjet këta nuk paskan marrë mendimin e ministrisë së Financave. Dhe u duhen dy javë që ju me shumë të drejtë u bën presion atyre për të ardhur këtu në seancë dëgjimore. Atëherë kjo është shqetësuese, ne duhet të bëjmë një mbledhje të komisionit për këtë gjë pastaj. Në këtë këndvështrim, ne lamë një datë dhe thamë që do të jetë o të enjten o të premten. Është mirë që të njoftohemi, që nuk është të premten sepse secili nga ne ka një axhendë, sepse jemi njerëz politik, veç axhendave personale kemi dhe ato politike.

Kryetarja e Komisonit të Ligjeve, Klotilda Bushka: Në fakt çështja e hartës së re gjyqësore, është një detyrim në ligj, dhe ligji i përcakton qartë hapat dhe në dëgjim duhet të vijnë të gjithë aktorët. Ju jeni njoftuar në email, vërtetë u la një datë në parim, por më pas jeni njoftuar pse nuk do mbahet në atë datë. Nuk mund të shtyhet dëgjesa, mendoj se kemi kapur afatin për të qenë në kohë, sa i takon pretendimeve të avokatëve, në dëgjesë do sheshohen por nuk jemi dot në varësi të këtyre çështjeve, në këtë kuadër është bërë dhe ky rakordin, kështu javën e datës 11 do të jetë, por do njoftoheni në email për datën e seancës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: