Nuk mund të mungonte një intervistë e Gerard Pique, në prag të finales së madhe të Botërorit mes Spanjës së tij dhe Argjentinës.

“Spanja ishte mes favoritëve të mi, bashkë me Francën, Anglinë dhe Brazilin. Argjentinën ndoshta jo aq shumë në fillim, por mënyra si ka rrjedhur turneu na ka sjellë një nga finalet më të mira që mund të shohim”, tha ai.

Sipas tij, kjo finale ka një domethënie të veçantë edhe për dy figura të mëdha të futbollit:

“Për ne mund të jetë ylli i dytë në fanellë, ndërsa për Leon mund të jetë Kupa e Botës e dytë radhazi. Do të ishte një mënyrë perfekte për të kompletuar një karrierë që shumë njerëz mendonin se nuk do ta arrinte më këtë pikë.”

Piqué foli edhe për Lamine Yamal: “Nëse Spanja fiton, Lamine në moshën 19-vjeçare do të jetë në një pozicion unik. Mund të bëhet një nga lojtarët më të rinj që fiton një Botëror.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb