Padyshim që Loredana Zefi dhe Gramoz Aliu ose i njohur si Mozzik, janë emrat të njohur të muzikës shqiptare.
Ndonëse dikur partnerë edhe në jetë, tashmë e vetmja gjë që i lidh të dy është e bija, Hana.

Ditën e sotme në mesnatë Loredana ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Noizyn, ndërsa Mozzik ka nxjerrë bashkëpunimin e tij me Butrint Imerin dhe Taynen.

Katër ditë më parë reperi i habiti të gjithë me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale ku shkruante se vera nuk do e gjejë singël.
“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, duke e lënë të nënkuptojnë se mbase artisti e ka gjetur vajzën që i ka rrëmbyer zemrën ose është në kërkim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: