Familjarët e Saimir Sulës kanë zhvilluar një protestë publike në Bruksel të Belgjikës.

Majlinda Sula, motra e të riut shqiptar Saimir Sula, i cili humbi jetën në një spital në Spanjë dy vite më parë, ku kishte shkuar për COVID dhe doli i vdekur dhe pa zemër kërkon ende drejtësi.

Ajo dhe familjarët e tjerë kërkojnë testin e ADN-së për të vërtetuar se zemra që iu është dhënë nuk është e Sajmir Sulës dhe se kërkojnë të ulen dhe të flasin për “trafikun e organeve që po kryhet në Barcelonë” me eurodeputetët e BE.

“Kjo zemër që ju thoni që është e Samirit, nuk është e tij. Kjo zemra është 17 ditë para vdekjes së Saimirit. Nuk e di pse nuk flisni dhe pse gjykata nuk pranon të bëjnë ADN-në e kësaj zemre. Nuk ka pranuar të bëjë një ADN të thjeshtë. Është e thjeshtë për ta ditur pasi nuk është e tij. Arsyeja pse erdha të shpjegoja këtu në publik, para eurodeputetëve është të pyes deputetët nëse mund të flasim. Nëse mund të ulemi dhe të flasim për trafikun e organeve në Barcelonë. Trafiku i organeve u mbyll pa një hetim të plotë. Pse e mbyllët? Ne jemi këtu për të gjetur zemrën e Saimirit dhe përgjigjuni letrave të autoriteteve shqiptare. S’mund ta mbyllni hetimin pa gjetur atë zemër. Ne jemi familjarët, kemi të drejtë të dimë. Duam të dimë kush e vrau atë, pse gjyqtarët nuk duan ta dinë? Përgjigjuni pyetjeve tona. E shitët apo e zhdukët?”, tha Majlinda Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb