Një e re që kishte ardhur nga Mynihu iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për bashkim dhe duke theksuar se diaspora mbështet protestat që po zhvillohen në Shqipëri.
“Vij nga Mynihu. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve se revolucioni bëhet këtu, në shesh. Shqipëria kërkon revolucion. Kjo klasë politike është më e kalbur se ato spitale.
Sapo kam ardhur nga spitali, pasi kisha një të afërm të shtruar, dhe nuk e di se si qëndrojnë pacientët në ato kushte, pa kondicioner. Edhe kur janë të sëmurë, njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet.
Këtë të premte në Mynih do të mbahet protesta e radhës. Ju keni mbështetjen e diasporës. Diaspora është me ju!
Më 14, 15 dhe 16 gusht, shumë miq të mi do të jenë në këtë shesh, së bashku me ne. Do të jemi bashkë për të sjellë revolucion. Ka ardhur koha për revolucion”, u shpreh ajo.
