TIRANE – Për disa muaj Klea Huta dhe Elgit Doda u munduan ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre dhe ia dolën, por sapo çdo gjë u bë publike, ata u kthyen në një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar.

Ata postojnë shpesh foto e video së bashku ku duken shumë të dashuruar me njëri tjetrin. Mjafton të shohim foton e fundit të postuar nga Klea në Instagram dhe ato fjalë që thamë pak më lart, marrin më shumë kuptim.

Çifti në fjalë kanë udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Klea dhe Elgiti kanë pozuar për fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha. Elgiti me një vështrim serioz, ndërsa Klea shumë seksi me këmishë të zbërthyer nga ku dallohet se nuk ka reçipeta. Veç 20′”, shkruan Klea në përshkrimin e fotos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: