TIRANË

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka komentuar në studion e News24 zhvillimet e fundit dhe akuzat e PD për kryeministrin Edi Rama si i lidhur me krimin.

Sa i përket Valdrin Pjetrit, Balliu tha se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. “Ky zotëria duhet të ishte para drejtësisë. Por jetojmë në një shtet absurd, ku prokuroria nuk heton. Inkriminimi i institucioneve të shtetit dhe partia Rilindja janë një. Droga është kriter i Edi Ramës. Po nuk pate lidhje me drogën me krimin nuk pranohesh nga Edi Rama. E gjithë kupola dhe organizata e Rilindjes është me një bazament kriminale ku droga është kriter për t’u bërë pjesë”, deklaroi Balliu.

Ai e cilësoi 30 qershorin një grusht shteti në mënyrën më absolute. “Grusht shteti i organizuar nga vetë kryeministri. Të gjithë njerëzit që morën pjesë në këtë grusht shteti do të përgjigjen para drejtësisë. PD nuk është këtu për pazare politike. Por Shqipëria nuk e duron dot më politikën dhe ekonominë që frymëzon Edi Rama. Nuk po lozim për karrige, duam të ndryshojmë sistemin. Ky sistem duhet zhdukur. Këtu kemi të bëjmë me një organizatë që kanë lidhje të pandashme me krimin e organizuar. Kemi të bëjmë me një partneritet të Edi Ramës, të qeverisë me krimin”, tha Balliu.

Sipas tij, t’i kërkosh Edi Ramës të organizojë zgjedhje, është njësoj si t’i kërkosh hajdutëve të Rinasit të organizojnë sigurinë. “Ky e organizoi vjedhjen e zgjedhjeve. Si mund të presim që ky njeri të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky nuk mund të organizojë asgjë jo zgjedhje. Vetëm veten e tij dhe avokatin mund të angazhojë pasi nesër do jetë para gjykatave”, tha Balliu.

Sa i përket Presidentit, Balliu deklaroi se ai po ushtron kompetencat e tij ligjore dhe kushtetuese. “Demokracia dhe zgjedhjet e ndershme nuk janë thjesht çështje date pro çështje standardi. Nuk mund të organizojë zgjedhjet një njeri që ka për kriter në partinë e tij që të futesh brenda të jesh i lidhur me krimin e organizuar. Edi Rama i urren zgjedhjet. Nuk mund të lejojë zgjedhje në Shqipëri sepse i urren”, u shpreh Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb