TIRANË

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha pas vendimit të DASH që e shpalli ‘non grata’ në SHBA.

Balliu shkruan se nuk shpallet non grata historia dhe se Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit, e sjelljes së demokracisë, e anëtarësimit të vendit në NATO, e liberalizimit të vizave etj.

Sipas tij, lobingu Sorosis nuk do ia arrijë kurrë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën.

MESAZHI I PLOTË
NUK SHPALLET NON GRATA HISTORIA
Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit;
E sjelljes së demokracisë
E antarësimit të vendit në NATO
E liberalizimit të vizave dhe e orintimit Euroatlantik të politikës shqiptare.
Ai është mbrojtësi i Kosovës dhe vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane.
Sali Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.
Lobingu Sorosis nuk ja arrin dhe kurrë nuk do tja arrijë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën.

Klevis Balliu
Klevis Balliu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb