Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu e quan Eron Veliajn të shkarkuar nga kryebashkiak i Tiranës.

Nga protesta para bashkisë së Tiranës, Balliu u shpreh se vendimin për kryebashkiakun e kanë marrë vetë qytetarët.

Ai paralajmëroi se opozita nuk do tërhiqen nga protestat.

“Përshëndetje të nderuar misionarë antikorrupsion, sot Erion Veliaj, pasi ka kaluar 7 orë te kolegët e tij siç i referohet ai, sapo ka dalë. Hajde sot lal 5D që tregon se këtu janë lepujt, hajde takoi pak që kanë një vendim për ty. Ti je i shkarkuar me vendim të qytetarëve. Shikoni pak, ndjej keqardhje kur shoh këta policë, shikoni pak si është blinduar Bashkia e Tiranës. Pse është e Erion Veliajt, e 5D? Kë po mbroni? Kryehajdutin e Tiranës? Ata që mendojnë se do tërhiqemi e kanë gabim. Jemi këtu për të respektuar Tiranën”, tha Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb