Eksperti i Ekonomisë, Dritan Shano, i ftuar në emision “Open”News24 foli për klimën e biznesit dhe korrupsionin në vend.

Shano, tha se problemi i rritjes ekonomike është se paratë shkojnë në pak duar, teksa shtoi faktin se në Shqipëri nuk ka marka të mëdha dhe se kjo lidhet më çështjen e pronës private.

“Problemi i rritjes ekonomike është se paratë shkojnë në pak duar. Shpërndarja e pasurisë që krijohet shkon në shumë pak duar, ndërkohë në Serbia shkon në më shumë duar. Jo më kot thashë që duhet ndryshuar elementi i prokurimit publik. Ose janë ato kompani që i kanë borxh shtetit dhe shteti nuk ua mbledh. Ka deformime kudo. Përshëndes iniciativën e Dhomës së Tregtisë.
Ekonomia është shkencë sociale. Në vendin tonë kemi një marrëdhënie mes politikës dhe ekonomisë. Tek njerëzit më të pasur, 1-2 mund të kenë arritur përmes tregut. Asnjë nga markat e mëdha nuk vijnë në Shqipëri, pasi s’kemi pronë private. Askush s’mund të dalë e të thotë se ka pronë private’, tha Shano.

Ndërsa, analisti Evris Iljazaj tha se sot sipërmarrësit janë të varur nga vullneti politik.

“Problemi më i madh i politikës janë disa pika. Së pari, krijimi i hierarkisë ekonomike, kjo që është krijuar bazohet te vullneti politik. Nëse do kjo qeveri një biznes bën sukses dhe nëse jo nuk bën. Pra varet nga vullneti politik. Biznesi ka një interes të madh se kush është kryeministër dhe kryetar bashkie, pasi është e varur nga vullneti politik dhe jo nga meritokracia dhe konkurrenca. Këtu vështirë që një sipërmarrës i mesëm të bëhet i madh pa lejen e politikës.
Në 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri janë njerëz që s’kanë bërë gjë. Si ka mundësi që ska një markë të madhe në Shqipëri? Klasa politike nuk i lejon. Kjo është filozofi politike. Është e qëllimtë në gjykimin tim”, tha Iljazaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb