Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas përplasjes mes ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, dhe gazetares Klodiana Lala, duke e cilësuar ngjarjen si një përpjekje për shantazh dhe intimidim ndaj gazetares.
Zhupa thekson se Klodiana Lala ka denoncuar prej vitesh aferat dhe skandalet e pushtetit, edhe në kohën kur protagonistët e tyre ishin në kulmin e pushtetit dhe kishin në dispozicion institucionet shtetërore.
Sipas saj, SPAK nuk duhet të qëndrojë mënjanë dhe duhet të vlerësojë edhe përgjegjësinë penale që mund të rrjedhë nga kjo sjellje.
Reagimi i Ina Zhupës:
Një akuzë e re penale duhet shtohet për Vlora Hysenin pikërisht për shantazh dhe intimidim të gazetares Klodiana Lala.
Ajo që ndodhi sot me gazetaren Klodiana Lala është shumë më tepër se një përplasje verbale. Është një përpjekje e rëndë për të intimiduar një gazetare që po bën detyrën e saj dhe që prej vitesh ka denoncuar aferat dhe skandalet e pushtetit.
Klodiana Lala nuk intimidohet dhe nuk tërhiqet.
Ajo i ka denoncuar këto afera kur protagonistët ishin në kulmin e pushtetit, kur kishin institucione, poste dhe gjithë mekanizmat e shtetit në dispozicion dhe jo më tani që janë me masa arresti.
Mirëpo sjellja e Vlora Hysenin tregon standartin e saj gjatë hetimeve, që do të tentoj të intimidoj dhe shantazhoj këdo për interesin e saj. Ndaj SPAK nuk duhet qëndroj mënjanë.
