Gazetarja Klodiana Lala zbardhi detaje nga mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor, të zhvilluar ditën e djeshme.

E ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, gazetarja Lala tha se mbledhja është zhvilluar me debate shumë të ashpra, pasi pesë anëtarë të KLGJ mendonin se duhej shqyrtuar mbarimi i mandatit të kreut të KED, Ardian Dvorani.

Sipas gazetares, pas shumë debateve të ashpra, është vendosur t’i lihet afat Dvoranit deri nesër në orën 16:00 të japë një mendim dhe më pas KLGJ do të mblidhet sërish për të vendosur.

“Ditën e djeshme ka pas një mbledhje online të KLGJ, mësova se ka pasur një debat të ashpër në të anëtarëve të gjyqësor. Debate i fortë lidhej me faktin se pesë anëtarë të këshillit mendonin se duhej marrë me thelbin e çështjes, pra me mbarimin e mandatit të Dvoranit. Duke mbaruar mandatin, ai largohet edhe si kryetar i KED. Debate ka qenë shumë i ashpër, dhe në finale është vendosur t’i lihet Dvoranit afat të vendosë për fatin e tij.

Deri në orën 16:00 të ditës së nesërme, Dvorani duhet të japë një mendim dhe më pas KLGJ duhet të mblidhet për të vendosur.
Mandate i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014. Me një vendim të mëhershëm të KLGJ, Gyakta e LArtë përbëhet nga 19 anëtarë, 15 brenda sistemit dhe 4 nga radhët e jo gjyqtarëve, pra jurist me përvojë 15-vjecare. Mandate i Dvoranit ka përfundur më 2014, por ai shfrytëzoi disa ndryshime duke mbetur në detyrë.

Por tashmë kemi tre anëtarë të mbërritur në detyrë, ndaj dhe KLGJ është i detyruar largojë Dvoranin, pasi i ka mbaruar mandati. Me mbërritjen e tre anëtarëve, KLGJ duhet ta kishte shqyrtuar çështjen dhe jo të priste Presidentin Meta. KLGJ duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashmë ai duhet të largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtojë kërkesën e Metës”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb