Liverpuli i tij është vetëm një hap larg triumfit në Premier League pas 30 viteve shterpësi dhe Jurgen Klop pranoi për herë të parë shqetësimin e tij të madh kur kampionati u ndal për shkak të emergjencës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Të them të drejtën po. Kur u ndal fillimisht nuk e kisha aty mendjen, por kur niset të flitej për anulimin e sezonit u shqetësova të jem i sinqertë. E ndjeja në trup. Nuk do na pëlqente të merrnim titullin falë mesatares së pikëve, ndaj jemi shumë të lumtur që kampionati rinisi”.

Liverpul do ketë mundësi që të shpallet kampion në ndeshjet kundër Evertonit, derbi i Merisajdit nëse Siti dështon të fitojë në përballjen e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb