Liverpool po punon për rinovimin e Roberto Firminos. Klubi i The Reds ka besim te aftësitë e lojtarit, pavarësisht ulje-ngritjeve.
Sulmuesi është në muajt e fundit të një kontrate që nënshkroi në prill 2018 dhe nuk dihet ende nëse do i japë fund një qëndrimi tetë-vjeçar te kjo skuadër, apo do vijojë të jetë pjesë e ekipit.
Firmino nuk ka luajtur që nga fitorja e nëntorit ndaj Southampton, duke humbur kështu shtatë ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi.
Ajo çka mund të shtyjë për vazhdimin e bashkëpunimin mes klubit dhe futbollistit është dëshira e trajnerit Klopp për ta pasur në dispozicion.
(BalkanWeb)
