Roberto Firmino, ish-sulmuesi i Liverpool-it, tashmë te Al Ahli në Arabinë Saudite, ka folur për përvojën e tij të kaluar te The Reds, duke u ndalur tek vitet e tij në “Anfield”.

“Nuk është sekret për askënd. Ne kishim pushtuar Evropën, kishim pushtuar botën, por diçka mungonte: ende nuk e kishim pushtuar Anglinë dhe Premier Ligën, ishte ajo që dëshironin shumica e tifozëve. Nuk kam dyshim se ishim më të mirët deri në mars të 2020-ës, kur gjithçka u ndal për shkak të pandemisë.

Në shkurt të vitit 2020 shkuam në Madrid për t’u përballur me Atlético. Simeone e identifikoi në mënyrë perfekte stilin tonë dhe gjeti një mënyrë për të na përballuar si rival. Ishte humbja jonë e parë në pesë muaj, vetëm e dyta e sezonit dhe e vërteta është se na befasoi. Ndiheshim të pathyeshëm, me një ekip të bashkuar dhe të fuqishëm. Por ne nuk ishim në të vërtetë ashtu” – Tha Firmino. Braziliani ka qenë pjesë e Liverpool në periudhën 2015-2022.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: