Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka përmbyllur programin “Smile Albania”, në të cilën kanë marrë pjesë të rinjtë shqiptarë, që kanë promovuar Shqipërinë dhe kulturën e vendit tonë.

Klosi tha se rinia jonë është e mrekullueshme dhe se me buzëqeshjet e saj ka afruar vizitorë vendas e të huaj për të vizituar Shqipërinë, malet dhe detet e mrekullueshme shqiptare.

“Rinia është shpirti i turizmit në Shqipëri. Sektori i turizmit po njeh përditë e më shumë rritje. Realisht ndihem shumë mirë kur shoh kaq shumë njerëz, sidomos të rinj, që i japin jetë projektit Smile. Ne ju falënderojmë që ju ishit aktiv.

  • foto galeri

Ne duam që të krijojmë një promovim, se Shqipëria është një vend atraktiv, që tërheq të huajt drejt vendit tonë. Jam i lumtur që kemi një rini kaq entuziaste.  Ne kemi dhënë edhe çmime në kuadër të programit kaq të njohur Smile Albania”, duke vlerësuar rininë tonë, e cila e ka bërë Shqipërinë më të adhurueshme ndër sytë e të huajve dhe investitorëve”, deklaroi ndër të tjera Klosi.

Smile Albania” u shtri gjatë gjithë sezonit veror në të gjitha pikat hyrëse dhe zonat turistike, duke synuar kthimin e Shqipërisë në një destinacion turistik evropian.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb