Blendi Klosi anëtar në Komisionin për Reformën Zgjedhore është larguar nga mbledhja.

Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.

“Më ka vënë vendin kush mua? Vendin ma ka dhënë populli shqiptar. Ata kanë zënë karriget, t’i mbajnë karriget!’, tha Klosi.

Pas këtyre përplasjeve, mbledhja e komisionit u shty.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb