Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është gjendur në një takim me operatorit Turistik të Vlorës, ku kanë qenë të pranishëm kreu i Bashkisë, prefekti i Vlorës dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Ky takim ka ardhur në prag të fundit të sezonit turistik në Vlorë, i pari në histori në kushte pandemie.

Ministri është shprehur përpara operatorëve ‘’Pavarësisht sezonit të vështirë turistik, ne ia dolëm të ishim një destinacion i hapur.’’

Sipas Klosit rregullat ndikuan pozitivisht që të ishim ndër vendet e rajonit që pritëm turistë.

‘’Erdhën çartera me turistë, gjë e cila nuk ishte në asnjë vënd të europës.’’- tha ai.

Ministri u shpreh se ‘’Vlora dëshmoi që edhe pse ishte vit i tmerrshëm ,vazhdoi investoi në struktura hoteliere.Në Vlorë dhe gjithë bregun u hapën hotele duke bër që të fitojmë  mbi situatën ndërsa turizmi i dha energji ekonomisë shqiptare.’’.

Në fund të aktivitetit për disa prej operatorëve turistikë u shpërndan dhe çertifikatat përkatëse. Klosi në një intervistë për News 24 u shpreh se tashmë do të nisë përgatitja e sezonit të ardhshëm duke nisur që nga fuqia punëtore duke kërkuar rritjen e numrit të të rinjve të specializuar në sektorët e turizmit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb