Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë nesër një mbledhje online, ku pritet që të emërohen dy drejtues të përkohëshëm të dy prokurorive në rrethe.

Po ashtu, në këtë mbledhje do nisin procedurat, në lidhje me pasurinë dhe pastërtinë e figurës për disa magjistratë të vitit 2019-2020.

Njoftimi i KLP-së:

KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË

RENDI I DITËS

MBLEDHJA PLENARE

15 Korrik 2020

Informacion mbi mbledhjen

     Dita/Data:               E Mërkurë, 15.07.2020

     Ora:                 12.30

     Kohëzgjatja:            ———

     Vendi:                     ——————–( organizohet online)

     Thirrur nga:            Kryetari

     Pjesëmarrësit:         Anëtarët

Kjo mbledhje do të organizohet online në lidhje Zoom me të gjithë anëtarët e Këshillit, si dhe te ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, programet, EURALIUS dhe OPDAT në kushtet e distancimit social si rezultat i pandemisë COVID-19.

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 08.07.2020 dhe të datës 13.07.2020.
  2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Gjon Fusha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër”.
  3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të znj.Ollga Visi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, përkohësisht si drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë”.
  4. Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorët e diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2019 – 2020.
  5. Hedhja e shortit për caktimin e relatorit për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitn akademik 2019 – 2020.
  6. Vazhdimi i procedurës me Eurojust.
  7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).
  • Diskutim; “Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për prokurorë në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës).
  • Diskutim; “Hedhja e shortit për caktimin e relatorit per verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët për magjistratë prokurorë, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në formimin fillestar në vitin akademik 2020 – 2021”. (Pritet ditën e Enjte lista e kandidatëve të miratuar nga Shkolla e Magjistraturës)

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb