Milinkovic Saviç vazhdon të mbetet edhe këtë merkato në orbitën e thashethemeve. Sipas asaj që shkruajnë mediet italiane, klubi që zotëron kartonin e lojtarit, Lazio ka takuar Chelsean për të arritur një marrëveshje të mundshme për kalimin e serbit në Londër.

Lacialët nuk bien nga kërkesa e tyre prej 70 milionë euro, shifër kjo që shihet si e lartë nga skuadra e Premier League. Gjithsesi, këta të fundit nuk e kanë ndërmend ta lenë me kaq, pasi do vazhdojnë të insistojnë për të marrë shërbimet e Saviç.

 

Tg

27 vjeçari ka vite që nuk ka ndërruar skuadër, prej vitit 2015 kur vinte nga Genk.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb