TIRANË

Lidhja e fëmijëve me sportin dhe jeta e shëndetshme duke u ushtruar, janë qëllimet kryesore të klubit sportiv  Spartaku, i cili operon në Tiranë prej 7 vitesh. Klubi iu ofron fëmijëve të shtresave në nevojë  mundësinë për t’u stërvitur, pa asnjë pagesë. Janë rreth 120 fëmijë të moshave 7-19 vjeç që stërviten në ambientet e këtij klubi, që financohet nga biznesmeni dhe politikani Agron Shehaj.

Në klubin Spartaku fëmijët ndihen të kënaqur për mundësinë dhe kushtet që u ofrohen për t’u argëtuar, stërvitur dhe shoqërizuar me njeri-tjetrin. Trajneri Artan Vangjeli thotë se klubi “Spartaku” ka për qëllim, që përmes sportit t’i riangazhojë në shkollë fëmijët që janë detyruar ta braktisin atë për shkak te pamundësive ekonomike.

Fëmijët me padurim presin orën e stërvitjes në fushën e blertë duke ëndërruar pse jo, që një ditë të luajnë në fushat e stadiumeve si lojtarë profesionistë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb