Në emisionin “Open” në News24 Agron Shehaj, u shpreh se nëntë vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama kanë qenë një dështim.

Në këtë mënyrë sipas tij, Rama nuk ka më çfarë t’u thotë qytetarëve shqiptare dhe merret me opozitën duke përdorur fjalorin e tij denigrues.

Pjesë nga biseda në studio:

Plarent Ndreca: Gomar, maskara, është metaforë që në zhargonin e përditshëm mund të përdoret. Fushata ka qenë shumë pozitive, unë jam përditë në terren dhe është simbolizuar gjatë gjithë kohës me mbjellje pemësh që tregon se jemi tek punë dhe bëjmë punë. Patjetër, ngelet një fushatë politike, pavarësisht se jemi në këto zgjedhjet sepse votojmë edhe kryetar bashkie edhe forca politike.

Sa i përket përdorimit “Zorrë qorre”, është bërë krahasimi me zorrën qorre është metaforë, simbolizon diçka që është pa produkt. Kryeministri shqyhet për përdorimin e metaforave, por gjithmonë ai nuk e kalon kurrë kufirin.

Agron Shehaj: Gjithmonë këtë gjuhë kam dëgjuar nga Rama që kur ka dalë në politikë, nuk kam ndonjë interes të madh se si shan Rama. Një telendar, që vetëm shan…

Ndreca: Telendar nuk është ndonjë kompliment

Agron Shehaj: Por si ta quaj atë, të paedukuar? Po e quaj të paedukuar kryeministrin. Por unë shoh që merremi shumë me çfarë tha Rama, por nuk po merremi me thelbin. Kur bëhen fushata në perëndim, analizohen cilat janë problemet e qytetarëve. Analiza e problemeve bëhet në nivelin e kandidatëve dhe në nivel politik. Unë e kuptoj që Rama do të na bëjë të gjithëve për budallenj për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale. Rama flet për gjithçka vetëm për problemet reale nuk flet. Ka prindër që pyesin vetëm, t’u themi fëmijëve ikni, apo mos i lini prindërit vetëm, ky është debati që bëhet në Shqipëri. Po të dalim të pyesim se cili është problemi në Shqipëri nuk do të thotë non-grata, por do të thotë korrupsioni.

Plarend Ndreca: Zoti Shehaj vjen këtu dhe flet duke përfaqësuar diçka. Përfaqëson dy persona që nuk mund t’i fshehë, shqiptarët i shohin të gjithë ata që tha, edhe korrupsionin e të gjitha. Por ka një matje shumë të fortë ndërkombëtare që i kanë vënë një vulë të rëndë që këta zotërinjtë përpiqen për të shmangur. I vë fytyrën e vet dy fytyrave që ne i dimë shumë mirë se kush janë. Pra të thotë që flas në emër të Sali Berishës apo të Ilir Metës. Më pas mbetet për t’u parë se sa do t’i besojnë shqiptarët.

Agron Shehaj: Unë përfaqësoj demokratët dhe opozitën.

Përse i mohoni udhëheqësit tuaj?

Agron Shehaj: Nuk besoj se më ke dëgjuar të mbroj ndonjë aferë korruptive, të akuzuar për trafik droge, afera korruptive të faktuara nga SPAK

Jualin Zyla: Ju mbroni një të akuzuar nga SHBA

Plarent Ndrecaj: Koalicioni që përfaqëson është Ilir Meta dhe Sali Berisha, kjo është fakt.

Lubonja: Vetëm në kohën e Leninit ishte: “Kur themi Lenini nënkuptojmë partia”.

Plarent Ndrecaj: Kryetar PS ka Edi Ramën dhe unë e thashë që përfaqësoj Edi Ramën. T’i mu turre mua se bëra një gabim.

Fatos Lubonja: Më vrau ajo; se the ‘përfaqësoj Edi Ramën’. Këtu të demonizojnë këta dy persona…

Agron Shehaj: Të pëlqen apo jo demokratët kanë zgjedhur Berishën kryetar partie. Unë ndryshe nga ty nuk përfaqësoj një njeri, por vetën time vlerat e mia, dhe qytetarët, Unë kam ardhur si përfaqësues i demokratëve dhe opozitarëve.

Kemi një kryeministër që ka nëntë vite në pushtet dhe që kanë qenë dështim. Kur ke 9 vite që qeveris nuk ke më çfarë t’i thuash qytetarëve, dhe në këtë mënyrë merresh me opozitën. Akti i fundit ka qenë përcaktimi se kush është lideri i PD dhe kush jo.

Plarent Ndreca: Jemi lokomotiva e vetme në këtë vend që ço Shqipërinë përpara. Këta e refuzojnë, ia dhanë mandatin qytetarët këta nuk shkuan.

E drejta është kur thuhen të gjitha të vërtetat. Por nëse do të kishim një forcë politike normale. E kam mundësinë për të fol për projektet, por nuk kam me kë të flas. Janë vetëm 10 projekte që ne i kemi në program, por ju nuk keni qejf t’i shihni.

Lubonja: Po zihemi se kush do të të përgjigjet ty

Tani kë të votojnë qytetarët ata që i vënë zjarrin shtëpisë së vet, apo këta që shkojnë tek puna

Lubonja: Sa i përket shkollave çështjen e numrit nuk e di, por ato shkolla që i njoh duhet të shkoj t’i marr në fotografi t’i sjell këtu , po t’i shohësh dikur kanë qenë me fusha sporti, por sot iu është marrë oborri…

A mund të thuash që janë bërë? Po bën argument hileqar

Lubonja: Nuk janë bërë, janë shkatërruar nga ndërtimet e tjera që u kanë hyrë në oborr

Plarent Ndreca: Po flet si arkitekt

Lubonja: Tani ke ardhur këtu për të na bërë zhurmë. Shkollat kanë qenë me një turn, janë bërë me dy turne. Qenit rrugës ja jap votën dhe ju nuk ju jap votën.

Agron Shehaj: Duhet të përqendrohemi ke zgjedhjet sepse qytetarët kanë zgjedhje. Kosto e jetës në Tiranë është problem shumë i madh. Tirana është bërë e pajetueshme për faj të krimit dhe pastrimit të parave që po bëhen në ndërtime. Megjithatë, ju e dini që abonetë janë me numër të limuar?

Zyla: Nuk di për qytetarë që duan të blejnë abone dhe nuk  e blejnë dot

Agron Shehaj: E di që ka abone me numër të limituar. Informohu. Meqë nuk e di ka nga ata që nuk e blejnë dot sepse mbarojnë dhe janë të detyruar të paguajnë biletën

Nuk blejnë dot 16 dhe paguajnë 50? Po 50 kanë të blejnë?

Agron Shehaj: A i ke parë radhët për abonetë?

Julian Zyla: për një abone falas qenka e tepërt të rrish në radhë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb