Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e koalicionit të lidhur sot mes PD-së dhe PBDNJ-së.
Në një reagim në ‘Facebook’ Meta theksoi se ky është një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit opozitar.
MESAZHI I METËS
Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve! ✌️🇦🇱