Flamurtari arrin një fitore të madhe në Vlorë kundër Skënderbeut, falë dy golave të shënuar në pjesën e dytë nga Andi Ribaj dhe Emiliano Musta, fitore që e lejon të mbërthejë pikërisht korçarët në vendin pestë të renditjes me skuadrat që kanë secila nga 33 pikë.

Në stadiumin “Flamurtari”, janë vendësit ata që tregohen më këmnëgulës që në pjesën e parë, por si në minutën e 9-të, ashtu dhe në të 23-ën, Dajsinani ka bërë mrekullinë duke u mohuar golin vendësve.

Por në pjesën e dytë është i pafuqishëm gardiani i bardhekuqve, kur në minutën e 64-ët Torasa jep një asist fantastik për Ribaj, që me kokë ndëshkon Dajsinanin me dalijen e tij të pastuduar.

Skënderbeu do të barazojë, por gabimi i Oto Xhon, që kërkoi ta merrte për vete golin e Krasniqit, u kushtoi korçarëve barazimin, pasi afrikani ishte në pozicion jashtëloje.

Në kohën shtesë kuqezinjtë e Dajës do të shënojnë dhe golin e dytë pas një lëvizjeje fantastike në zonë të Emiljano Mustës, që në diagonale ndëshkon Dajsinanin dhe vulos rezultatin 2-0 për Flamurtarin.

Në kryeqytet Tirana dhe Luftëtari do të dhurojnë një ndeshje shumë të bukur me raste të panumërta shënimi për të dyja ekipet.

Luftëtarin do të triumfojë në pjesën e parë falë golit të Albano Aleksit në minutën e 21-të. Aleksi shfrytëzoi mjaft mirë pasimin e ardhur nga e majta, duke e mposhtur Abibin në shtyllën e tij me një gjuajtje të saktë.

Në pjesën e dytë si kryeqytetasit, ashtu dhe gjirokastritët shpërdoruan pa fund, teksa për t’i dhënë oksigjen tifozërisë bardheblu dhe për të tronditur miqtë, do të mendojë Kobina, që në të 94-ën lëshon një të majtë vdekjeprurëse për Ruçin, gol që do të vlejë dhe rezultatin përfundimtar 1-1, çka e lejon Tiranën ta mbajë poshtë Luftëtarin, sërish në të njëjtën distancë, pasu bardheblutë ngjiten në kuotën e 25 pikëve, ndëra zikaltërit në 22 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb