Policia po heton pistat për zhdukjen Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, që dyshohet të jenë rrëmbyer dhe vrarë.

Pista kryesore besohet se lidhet me një konflikt për shitjen e një sipërfaqe të madhe toke.

Dyshimet për groposjen Vrinë
Leonard Thodhori i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, të cilët u zhdukën pa gjurmë 18 ditë me parë dyshohet se janë rrëmbyer dhe vrarë. Trupat e tyre mund të jenë groposur në fshatin Vrinë, Konispol e për këtë arsye forcat e ndërhyrjes së shpejtë prej me shumë se 48 orësh, nën drejtimin e drejtorit të policisë së qarkut janë duke kryer kontrolle në këtë fshat.

Policia u orientua në drejtim të këtij fshati pas dëshmisë së një personi, që ka dhënë detaje në lidhje zhdukjen e dy personave, por ai ka refuzuar të tregojë vendin ku ata janë groposur. Mbi bazën e dëshmive, policia ka mundur të sekuestrojë në një magazinë në fshatin Nivicë, një automjet tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se janë rrëmbyer Thodhori dhe Sulovari. Sipas policisë për të fshehur krimin, autorët e kishin lyer automjetin me ngjyrë tjetër. Policia thotë se ka pamjet filmike ku shfaqet për herë të fundit, Fatmir Sulovari. Ai është ulur në sediljen e pare të mjetit dhe është krejt i qetë, çka ngre dyshime se autorët dhe te zhdukurit kanë patur njohje me njëri-tjetrin. Por për hetuesit ka qenë e pamundur që përmes pamjeve të identifikohet drejtuesi i mjetit apo personat e tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb