Zhdukja e Eglant Koçit vijon të jetë e rrethuar nga misteri. I riu rezulton i humbur prej datës 4 qershor dhe për fatin e tij ende nuk dihet gjë konkrete. Për herë të fundit ai u pa te sheshi ëilson në Tiranë.
Ndërsa familjarët dhe të afërmit presin me ankth zbardhjen e ngjarjes, BalkanWeb mëson se Prokuroria ka ndërmarrë lëvizjen e parë në kuadër të hetimeve.
Sipas burimeve për BalkanWeb, me urdhër të Prokurorisë është arrestuar një person i dyshuar se mund të ketë rol në zhdukjen e 35-vjeçarit. Enea Zyferi dyshohet se ka përkrahur autorin në zhdukjen e Koçit.
Eglant Koçi punonte si korrier që transportonte para cash mes pikave të këmbimit të kriptomonedhave. Motori i 35-vjeçarit u gjet 2 ditë më parë në zonën e ‘1 majit’.
