GRAMSH – Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri inauguruan përfundimin e punimeve të një ure baily në komunën Kushovë të Gramshit. Ura e ndërtuar nga Forcat e Armatosura në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak, i shërben katër fshatrave të komunës Kushovë dhe gjashtë fshatrave të Beratit duke u ardhur në ndihmë plot 3000 banorëve të kësaj zone të vështirë.

Kryetari i komunës Kushove, Xhevahir Bora falenderoi dy ministrat për angazhimin personal dhe reagimin e mënjëhershëm për ti ardhur në ndihmë komunitetit të kësaj zone. Ai nënvizoi se ndërtimi i kësaj ure është i një rëndësie të madhe pasi lehtëson maksimalisht jetesën në këtë zonë.

Ministria e Mbrojtjes Kodheli deklaroi se FA dhe lidershipi i tyre do të jenë prezente sa herë që do të ketë nevojë komuniteti. Sot fëmijët nuk do të kalojnë në lumë për të shkuar në shkollë, theksoi Kodheli, pasi u njoh më rrugën skandaloze që bënin banorët për të komunikuar mes tyre.

Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri falenderoi ministren Kodheli dhe FA-të për ndërtimin e kësaj ure dhe siguroi se qeveria do të vazhdojë të mbështesë me projekte komunitetin Gramshiot i cili për vite ka qenë i harruar nga qeverisja e mëparshme.

Në fund të ceremonisë, ministria Kodheli u nderua me titullin „nderi i Komunës Kushove‘‘ me motivacionin ‘‘ për përmirësimin e infrastrukturës në Kumunën Kushovë‘‘. Po me këtë medalje u nderua edhe gjeneral Ylber Dogjani, i cili udhëhoqi punimet për ndërtimin e kësaj ure.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: