TIRANE- Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në Maqedoni në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të homologut të saj, Ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski.

Gjatë kësaj vizite znj.Kodheli do të pritet në një takim nga Presidenti i vendit Gjorge Ivanov, Kryeministrin Nikola Gruevski, zv.kryeministrin Musa Xhaferri, kryetarin e komisionit të sigurisë parlamentare z Emil Dimitriev.

Ministria Kodheli gjithashtu do të ketë takime me drejtuesit e partive politike shqiptare, kryetarin e BDI-së z.Ali Ahmeti dhe kryetarin e PDSH Z.Menduh Thaci.

Gjatë qendrimit në Maqedoni ministrja e Mbrojtjes do të nënshkruajë edhe Memorandumin “Për shkëmbimin e ekspertëve”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: