Deputetja Mimi Kodheli, në një lidhje me Skype në News24, deklaroi se Shqipëria e sotme rrezaton bukuri. Ajo shtoi se vendi ynë shohet me sy pozitiv nga ndërkombëtarët, duke shtuar se jemi në rrugën e duhur të integrimit.

“Shqipëria sot shihet me sy të mirë nga ndërkombëtarët. Shqipëria sot në sytë e botës është më e sigurt, më shumë se herë tjetër që nga Lufta e Dytë Botërore. Shqipëria rrezaton bukuri, që bëhet tërheqëse për qytetarët që jetojnë jashtë. Shqipëria ka bërë më të mirën dhe ka arritur rezultate në arenën ndërkombëtare, që do i kishte zili edhe një vend më i madh se vendi ynë. Kjo është falë të gjithë atyre, që kur dalin jashtë, nuk e shajnë Shqipërinë, por vendin tonë e duan fort. Ka disa vende që nuk e hedhin poshtë vendin e tyre. Kështu, Shqipëria gëzon një reputacion mbresëlënës.

Sot ne kemi dhënë disa mësime, por jam e bindur se trimi i mirë është me shokë shumë. Ne jemi në anën e duhur të historisë. Jemi në proces integrues që nuk ndalet, jemi partnerë të besueshëm. Të gjitha këto na bëjnë krenarë dhe na mbushin me përgjegjësi të mëdha. Edhe kur është fjala për çështjen Beleri apo të tjera, duhet të mos harrojmë se duhet t’i besojmë drejtësisë. Nuk ka rëndësi se kush gjykohet, drejtësia duhet të fitojë dhe integrimi do jetë i sigurt”, tha Kodheli.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: