Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar sfidat e vlefshme për “Champions League”. Pas fitores mbrëmjen e kaluar duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë për Barcelonën mbrëmjen e sotme e cila  humbi me rezultatin 3 me 0 ndaj Benficës.

Nunez realizoi me sukses penalltinë e parë dhe Rafa Silva thelloi më tepër rezultatin. Më pas do të vinte sërish momenti i Nunez me një tjetër penallti për të vulosur rezultatin ndërkohë që një rrezik për një përjashtim të mundshëm detyroi Koeman të nxjerrë jashtë lojë Pique. Sikur të mos mjaftonte një karton i kuq për Eric Garcia lë Barcelonën me 10 lojtarë në minutat e fundit.

Ndërkohë Bayern Munich ka fituar thellë me rezultatin 5 me 0 ndaj Dinamo Kiev.Një fitore mori edhe Juventus edhe pse jo të thellë por e mjaftueshme për të marrë 3 pikëshin. Ishte supergoli i Chiesës ai që i dha avantazhin deri në fund të ndeshjes bardh e zinjëve.

Mancherster United i Cristiano Ronaldos nga ana tjetër ia ka dalë të sigurojë fitoren në frymën e fundit ndaj Villareal, falë një goli të shënuar nga CR7.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb