Lajme të hidhura në shtëpinë e Barcelonës. Trajneri Koeman humbjet një nga lojtarët më në formë për momentin, Ansu Fati. Talenti spanjoll u dëmtua gjatë ndeshjes në fundjave kundër Real Betis, një dëmtim që ka rezultuar më i rëndë se sa parashikohej. Me anë të një komunikate për mediat, klubi blaugrana ka saktësuar se Fati i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit në meniskun e brendshëm të gjurit të majtë.

Barcelona
Barcelona

Operacioni ka shkuar me sukses por lojtari do të qëndroj jashtë fushave të lojës për rreth 4 muaj, lexohet ndër të tjera në njoftimin e klubit të Barcelonës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: