Barcelona zgjodhi Ronald Koeman jo vetëm për aftësinë e tij si trajner. E bëri këtë më shumë për lidhjen e teknikut holandez me klubin dhe tifozët katalunjas. Një lëvizje për të qetësuar situatën pas humbjes shkatërruese kundër Bayern në Champions dhe përgjithësisht një sezoni të dështuar. Por që në prezantimin e tij, Koeman ka prishur planet e drejtuesëve të Barcelonës.

Barcelona Unveil New Coach Ronald Koeman
Barcelona Unveil New Coach Ronald Koeman

Trajneri jo vetëm që nuk siguroi për qëndrimin e Lionel Messi, madje shtoi edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e tij. “Nuk e di nëse duhet ta bind Messi. Ai është më I miri në botë dhe dua ta kem në skuadër. Sigurisht do të flas me Messi, por edhe me lojtarët e tjerë. Në rastin e tij shpresoj që të qëndrojë”, ka thënë Koeman gjatë prezantimit të tij në pankinën e Barcelonës.

Lionel Messi 2
Lionel Messi 2

Ish-trajneri i kombëtares së Holandës ka nisur menjëherë revolucionin që i është besuar për të kthyer skuadrën “blaugrana” te suksesi. Në pritje për të mësuar të ardhmen e Messi, e sigurt është që dy prej senatorëve të tjerë të ekipit, Luis Suarez dhe Gerard Pike do të largohen në merkaton e verës. Sipas mediave iberike edhe disa lojtarë të tjerë kanë bërë valixhet gati për të vazhduar karrierën e tyre larg “Camp Nou”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb