Pero Pejic dhe Kukësi ndajnë rrugët. Pejic, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv, ka bërë të ditur përfundimin e bashkëpunimit me verilindorët. Ai i falënderon të gjithë, në një postim në Instagram.
“Erdhi koha të them mirupafshim. Ishte një kënaqësi të punoja me ju.Faleminderit FK Kukësi dhe Safet Gjici për mundësinë për të punuar dhe për t’u përmirësuar në sfidën e re si drejtor sportiv dhe trajner.Faleminderit për mbështetjen dhe respekt të madh për tifozët.Ju uroj më të mirën në të ardhmen” – Shkruan ai. Kujtojmë që në fundjavë nga Kukësi u largua edhe trajneri Skënder Gega.

(BalkanWeb)
