BRITANI E MADHE

Në një vilë të pabanuar, një fermë kanabisi u zbulua nga policia britanike. Vila ishte modifikuar totalisht në atë mënyrë, që në të të rritej kanabisi.

Zyrtarët gjetën që kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm të bimëve, të ndihmuar nga gati 60,000 £ me vlerë të pajisjeve të kultivimit. Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes, u gjetën në këtë fermë, shkruajnë mediat britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nëse droga do të shitej në tregun me pakicë, do të kapte një vlerë totale prej 1 milion paund. Kati i tretë i një banese 5 kate u përdor nga banda për të jetuar. Aty nuk jetonte vetëm kreu i grupit, Samir Bagdadi.

Tetë burra u arrestuan në vend, kurse shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia. Bagdadi, 53 vjeç konsiderohet “koka e grupit” kriminal. Në një gjyq maratonë të mbajtur këtë javë, Bagdadi u dënua me 7 vjet burg.

Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim. Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: