TIRANE- Përmes një deklarate për mediat, avokati i Arbër Çekajt, Maks Haxhia ka thënë se procedura e ekstradimit të tij është ende në vazhdim.

Sipas avokatit, Çekaj kundërshton me forcë akuzat për trafik droge dhe se nuk ka bërë deklaratë për autoritetet gjermane.

Avokati u shpreh se klienti i tij nuk ka përmendur emrat K.Boci dhe L.Morina të përmendur në shkrimin disa mediave shqiptare.

Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Cekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ‘Arbri garden’ në Maminas do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: