Sekuestrimi i mbi 11 kg kokainë në kontejnerin në portin e Durrësit do të hetohet nga Prokuroria e Posacme, SPAK. Prokuroria e Durrësit vendosi të shpallë moskompetencë për hetimin e kësaj dosje duke e kaluar atë në SPAK. Me kërkesë të prokurorit Bledar Bejko, sipas të cilit kjo cështje i përket krimit të organizuar, hetimet për kokainën e sekuestruar në Durrës do të hetohen nga Prokuroria e Posacme.

Kokaina u sekuestrua mesditën e 13 korrikut në portin e Durrësit, në një kontejner që transportonte banane nga Ekuadori për llogari të kompanisë “Alba Exotic fruit”.

Kontejneri ishte nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes ishte në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit. Aty qëndroi për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit u nis drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri qëndroi për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor. Nga Maroku, kontejneri udhëtoi drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb