Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë në burg aksionerin kompanisë ”Alba Exotic Fruit”, Bajron Gumeni, të arrestuar pak kohë më parë për kapjen e kokainës në kontejnerin me fruta ekzotike në Portin e Durrësit.

GJKKO e ka lënë në burg Gumenin, i dyshuar për trafik ndërkombëtare droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”, avokati Baftjar Rusi ka kërkuar shfuqizimin e masës së sigurisë për Bajron Gumenin dhe dërgimin e çështjes hetimore në Prokurorinë e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb