Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Disa prej të arrestuarve akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike, si kokainë dhe heroinë.

Një 48 vjeç është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur, kurse një 21-vjeçar ka rënë në pranga për përndjekje të vazhdueshme ndaj një vajze.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në pranga 13 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Taxhedin Beholli”, gjatë kontrolli fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë;

– E. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hasbi Serani”, gjatë kontrolli fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një grirëse metalike me mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa;

– S. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kahreman Ylli”, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë;

Nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e krimit të Komisariatit Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Z., 22 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (thikë).
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi A. P., 27 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. M., 49 vjeç, Rr. N., 26 vjeç dhe K. L., 27 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi;

– D. B., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Barrikadave, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të bërë testin e alkoolit me aparatin drager.

– E. H., 33 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Ndroqi”u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l;

– H. M., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka aksidentuar shtetasin P. Z. (këmbësor), i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb